“Suedia kundër të panjohurit”, nis pa autor gjyqi për plagosjen e nipit të Admir Tafilit
Gjykata e Boros në Suedi ka hapur proçesin gjyqësor për ngjarjen ku u plagos rëndë nipi i Admir Tafilit.Familja Tafili ka kërkuar të drejtën për tu përfaqësuar nga një avokat në këtë proçes gjyqësor.Dje u zbardh vendimi i Gjykatës së Boros ku thuhet se i dëmtuari ka të drejtën të ketë përfaqësues ligjor. Në të tilla raste, nëse çështja mbyllet pa të akuzuar, familja përfiton dëmshpërblim monetar.NgjarjaMë herët policia suedeze ka dhënë edhe versionin zyrtar lidhur me ngjarjen në Boras të Suedisë, me protagonist nipin e Admir Tafilit, i cili u sulmua me armë dhe thikë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 16:45 të pasdites së datës 31 dhjetor dy fëmijë të moshës rreth 12 vjeç janë sulmuar nga një person i veshur me të zeza dhe një jelek fosforeshent jeshil pa logo.Në afërsi të stacionit të autobuzit në zonën e njohur si lagjia “Boda”, i panjohuri është afruar në drejtim të të miturve dhe ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar dy herë në drejtim të njërit prej tyre.Pasi e ka parë se plumbat nuk e kanë zënë 12-vjeçarin, i panjohuri ka nxjerrë një thikë dhe e goditur në pjesën e sipërme të supit, në afërsi të qafës.Adoleshenti që e shoqëronte është larguar po ashtu edhe i panjohuri, ndërsa djali i plagosur është drejtuar drejt stacionit të autobusit ku qëndronin dy persona të tjerë dhe u ka kërkuar ndihmë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët kanë rrethuar të gjithë zonën. Identiteti i të miturit të plagosur nuk bëhet me dije pasi siç thuhet në njoftimin e policisë, nuk mund të jepet për arsye të moshës, ndërsa thekson se është i biri i Luan Tafilit, azilkërkues në Suedi dhe shoqërohej nga djali i Admir Tafilit.Sipas autoriteteve gjithashtu ka pasur një pretendim nga babai i të plagosurit se djali i tij është sulmuar nga vrasës me pagesë dërguar nga familja me të cilët ata janë në gjak në vendlindje.Por zëdhënësi i policisë i është përgjigjur kësaj çështje duke deklaruar se janë thjesht konkluzione të familjarëve, pasi sipas tij policia nuk ka fakte që tregojnë diçka të tillë.