Bashkohen “Konsujt e Nderit”, Ylli Ndroqi zgjidhet kryetar i shoqatës së re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2014, 16:23
Për herë të parë "Konsujt e Nderit" nga e gjithë bota janë mbledhur në një tryezë në Tiranë, për të ndarë mendime e eksperienca, por edhe për të zgjedhur strukturat drejtuese.Përmes diskutimeve dhe rrahjes së opinioneve, konsujt kanë vendosur të zgjedhin dekanin e konsujve të nderit që ushtrojnë funksionet e tyre në Shqipëri.Me votim të hapur konsulli i nderit të Austrisë në Tiranë Gjergj Ligezja do të mbajë detyrën e dekanit
“Për mua është një nder mjaft i madh dhe është sadopak edhe përgjegjësi. Unë do mundohem që nga ajo që unë kam fituar nga kjo punë që të bëjmë paraqitjen sa më të mirë të mundshme por kuptohet se do jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Shpresoj që ky lloj takimi të jetë një fillim i mbarë pasi do shkëmbejmë mendimet dhe eksperiencën dhe do jemi pak më t ë fortë dhe jo cdo ministër që vjen të vëjë në dyshim ose për të parë me xhelozi atë privilegj që ne kemi” tha Ligezja.Por Konsujt e nderit kanë vendosur ti japin një tjetër dimension detyrës së tyre të përbashkët, duke hedhur një tjepër hap, krijimin e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Tiranë.Shoqata do të shërbejë si një instrument për shkëmbim eksperiencash si dhe ndërmarrjen e nismave të ndryshme në fushën ekonomike dhe diplomatike.Mes 3 kandidaturave të propozuara, unanimisht, 17 konsujt e pranishëm në tryezë, zgjodhën konsullin e nderit të Meksikës në Tiranë, z. Ylli Ndroqi kryetar të Shoqatës së Konsujve të Nderit.Kryetari i shoqatës do të ketë një mandat 1 vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë, do të mbrojë të drejtat e konsujve si dhe do i përfaqësojë ata në organizmat ndërkombëtarë.Pasi u përzgjodh për të qenë në krye të shoqatës, Konsulli i Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqi, ju drejtua të pranishmëve me një fjalim falenderues. Ai u angazhua për mbështetjen e pakufijshme të kolegëve të tij dhe premtoi se do të përqiqet për të siguruar respektimin maksimal të të drejtave dhe privilegjeve të konsujve të nderit.
“Jam i emocionuar për besimin që ju më dhatë po ju siguroj që nuk do t`ju zhgënjej duke qëndruar më pranë kërkesave tuaja, për gjërat më të rëndësishme që ka nevojë konsulli në çdo event apo në çdo aktivitet që organizohet edhe nga protokolli i shtetit, por edhe nga problemet që dalin për të qënë edhe ne me imunitet si konsujt e shteteve të tjera evropiane. Ju garantoj që nga ky moment do t`ju përfaqësoj denjësisht për çdo lloj kërkese që konsujt do të kenë në ministrinë e jashtme duke ju mbrojtur jo mediatikisht por duke pasur edhe takime me ju, duke dëgjuar sygjerimet tuaja dhe duke i çuar ato në ministrinë e jashtme për t `i realizuar 100 përqind kërkesat dhe problemet që mund të na dalin” u shpreh Zoti Ndroqi.Ministri Bushati uron Zotin NdroqiPas zgjedhjes së tij në krye të Shoqatës së Konsujve të Nderit, Zoti Ndroqi ka marrë një urim të veçantë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Përmes një bisede telefonike, shefi i diplomacisë shqiptare i ka uruar Zotit Ndroqi suksese në detyrën e re.
“Për mua është një nder mjaft i madh dhe është sadopak edhe përgjegjësi. Unë do mundohem që nga ajo që unë kam fituar nga kjo punë që të bëjmë paraqitjen sa më të mirë të mundshme por kuptohet se do jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Shpresoj që ky lloj takimi të jetë një fillim i mbarë pasi do shkëmbejmë mendimet dhe eksperiencën dhe do jemi pak më t ë fortë dhe jo cdo ministër që vjen të vëjë në dyshim ose për të parë me xhelozi atë privilegj që ne kemi” tha Ligezja.Por Konsujt e nderit kanë vendosur ti japin një tjetër dimension detyrës së tyre të përbashkët, duke hedhur një tjepër hap, krijimin e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Tiranë.Shoqata do të shërbejë si një instrument për shkëmbim eksperiencash si dhe ndërmarrjen e nismave të ndryshme në fushën ekonomike dhe diplomatike.Mes 3 kandidaturave të propozuara, unanimisht, 17 konsujt e pranishëm në tryezë, zgjodhën konsullin e nderit të Meksikës në Tiranë, z. Ylli Ndroqi kryetar të Shoqatës së Konsujve të Nderit.Kryetari i shoqatës do të ketë një mandat 1 vjeçar me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë, do të mbrojë të drejtat e konsujve si dhe do i përfaqësojë ata në organizmat ndërkombëtarë.Pasi u përzgjodh për të qenë në krye të shoqatës, Konsulli i Nderit të Meksikës, Ylli Ndroqi, ju drejtua të pranishmëve me një fjalim falenderues. Ai u angazhua për mbështetjen e pakufijshme të kolegëve të tij dhe premtoi se do të përqiqet për të siguruar respektimin maksimal të të drejtave dhe privilegjeve të konsujve të nderit.
“Jam i emocionuar për besimin që ju më dhatë po ju siguroj që nuk do t`ju zhgënjej duke qëndruar më pranë kërkesave tuaja, për gjërat më të rëndësishme që ka nevojë konsulli në çdo event apo në çdo aktivitet që organizohet edhe nga protokolli i shtetit, por edhe nga problemet që dalin për të qënë edhe ne me imunitet si konsujt e shteteve të tjera evropiane. Ju garantoj që nga ky moment do t`ju përfaqësoj denjësisht për çdo lloj kërkese që konsujt do të kenë në ministrinë e jashtme duke ju mbrojtur jo mediatikisht por duke pasur edhe takime me ju, duke dëgjuar sygjerimet tuaja dhe duke i çuar ato në ministrinë e jashtme për t `i realizuar 100 përqind kërkesat dhe problemet që mund të na dalin” u shpreh Zoti Ndroqi.Ministri Bushati uron Zotin NdroqiPas zgjedhjes së tij në krye të Shoqatës së Konsujve të Nderit, Zoti Ndroqi ka marrë një urim të veçantë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Përmes një bisede telefonike, shefi i diplomacisë shqiptare i ka uruar Zotit Ndroqi suksese në detyrën e re.Po ashtu, edhe një sërë konsujsh të tjerë të cilët munguan në takim, i kanë përcjellë urimet e tyre Zotit Ndroqi, duke i shprehur mbështetjen në drejtimin e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Tiranë.
Kjo tryezë ishte vetëm nisja e një rrugëtimi të gjatë dhe të përbashkët të konsujve të nderit në Tiranë, pasi takimet do të vijojnë çdo 3 muaj, në përmbushje të misionit dhe sfidave të tyre diplomatike.