Abuzimet me çmimet, ngrihet grup pune, monitorim në tregje
Vetëm 10 ditë pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale qeveria ka marrë marrë masa për të shmangur abuzimet me çmimet në tregje. Që në ditët e para të janarit u konstatuan raste të shumta të rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive kryesisht të karburanteve,cigareve dhe pijeve alkolike.Në këtë mënyrë për të mbrojtur interesat e konsumtarorëve dhe për rritjen e transparencës së praktikave tregtare në treg, por edhe në përgjigje të shqetësimit qytetar për praktikat e rritjes së çmimeve në periudhat e fundvitit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nisur marrjen e masave për monitorimin e tregut.Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ArbenAhmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët "Për ngritjen e grupit tëpërbashkët të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg".Monitorimi i tregut do të bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.Që në ditët e para të janarit janë konstatuar abuzime me karburantët pasi rritja e çmimit të naftës dhe benzinës nuk ka qenë 12 lekë për litër siç parashikohej në ligj por ka variuar edhe 15 lekë apo 20 lekë duke i rënduar xhepave të qytetarëve.Po ashtu edhe me paketat e cigareve është abuzuar pasi çmimi i tyre është rritur me 30 lekë nga 20 lekë që parashikohej në ligj. Ngritja e grupit të punës për të monitoruar tregjet pritet që të ndikoj në balancimin e çmimeve duke i kthyer ato në nivelin e rritjes reale edhe pse jemi në ekonomi tregu dhe ndërhyrja tek çmimet nuk është e pranueshme.