Deputetët e PD-së vizitojnë në burg Xhelal Mziun

Një grup deputetësh demokrat kanë vizituar në paraburgimin 302 Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun.Deputetët Arben Ristani, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka janë takuar sot me Mziun i cili po qëndron në burg që nga 20 dhjetori 2013 pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.Në fjalën e tij, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se PD-ja po ndjek hap pas hapi procesin politik ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës. Noka theksoi se procesi ndaj Xhelal Mziut është një skenar i mirëorganizuar politik dhe këtë e fakton përdhosja e familjes Mziu e orkestruar në guzhinën e Ministrisë  së Brendshme.Deklarata e plotëPrezenca jonë e përsëritur pranë këtij burgu për ti bërë një vizitë Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, është një tregues i faktit që Partia Demokratike dhe opozita po e ndjek nga afër dhe me mjaft vëmendje këtë proces të montuar politik ndaj një të zgjedhuri vendor.E themi “Proces i montuar politik”, pasi të gjitha rrethanat e të gjitha faktet e demonstrojnë qartësisht që prapa arrestimit të z. Mziu, kishte një skenar dhe ky ishte një skenar i turpshëm fund e krye politik.Dhe fakti që fletë arresti u pre në mungesë ndaj një të zgjedhuri vendor që ishte në krye të detyrës dhe në zyrën e tij duke i shërbyer qytetarëve, vetë fakti që u tentuar të përdhoset edhe familja duke sajuar nga kuzhina e Ministrisë së Brendshme trillime se zonja e z. Mziu ishte pronare e një argjendarie duke gjetur gjoja argjendari të vjedhura e sajesa të tilla, ndërkohë që zonja Mziu punonte në një bankë dhe nuk kishte asnjë lidhje me çështje të tilla, tregon qartësisht se ishte skenar i përgatitur.Edhe mënyra e arrestimit të z. Mziu e tregon qartësisht këtë, pasi u arrestua si të ishte një kriminel shumë i rrezikshëm dhe jo si të ishte një i zgjedhur vendor që nuk kishte nevojë të bëheshin skena të tilla pasi ishte në krye të detyrës dhe nuk përbënte rrezik për tu larguar nga vendi apo nga detyra.Element tjetër që e përforcon dhe e qartëson bindjen tonë rreth këtij montazhi politik dhe këtij inskenimi është edhe fakti që kjo qeveri po përpiqet dhe po demonstron që po luan me dy standarde, nga njëra anë një i zgjedhur vendor arrestohet si të ishte një kriminel shumë i rrezikshëm dhe dhunohet edhe familja e tij nga ana tjetër një i zgjedhur vendor që është përfaqësues i forcës përfaqësuese në pushtet del në fotografi me kreun e pozitës për të kërkuar mbrojtje ndaj drejtësisë.Kjo është fytyra e kësaj qeverie, ne u kërkojmë dhe i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë montuar këtë skenar që po luajnë me zjarrin, dhe sigurisht kush luan me zjarrin do të digjet shumë shpejt vetë me zjarrin.Mënyra e skenarit ndaj z. Mziu e tregon qartësisht se kryeministri gënjen, sigurisht që fotografia në Vlorë me të zgjedhurin e tij e tregon edhe më shumë këtë që po themi.Xhelal Mziu kërkon apelimin e masës së sigurisë, gjyqi në 13 janarGjykata e Apelit zhvillon më 13 janar seancën gjyqësore për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.Apeli ka regjistruar kërkesën për apelimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe  pabarazi në tendera.Vetë Xhelal Mziu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.Kryetari i Bashkisë Kamëz akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas. Rreth 800 milion lekë të reja ka qënë fondi i segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa shumë prej 800 milionë lekë.Xhelal Mziu, 46-vjeç është zgjedhur si Kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë nga Partia Demokratike. Aktualisht po ushtronte mandatin e tij të dytë në këtë detyrë.