Turizmi në Shqipëri, Gjermeni: Shembull nga vendet e rajonit
Mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit do të ketë një bashkëpunim për zhvillimin e turizmit. Kjo është një iniciativë Adriatiko-Joniane me fokus të veçantë në strategjinë e BE-së për Makro-Rajonin Adriatik dhe Jon.Ministrja e zhvillimit urban dhe turizmit Eglantina Gjermeni u shpreh se Shqipëria do ti referohet shembujve më të mirë të rajonit për zhvillimin e turizimit.Znj. Gjermeni kërkoi bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atij privat për realizimin e projekteve konkrete për turizmin.Për të patur një turizëm më të zhvilluar, Ministrja Gjermeni kërkoi të punohet për të realizuar marrëveshje me vendet e rajonit, duke krijuar edhe paketa të përbashkëta turistike rajonale.Në këtë inicativë të përbashkët përfshihet Shqipëria, Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.