Rrëzohet kërkesa e djalit të Mejdanit, Gjykata administrative: Të pritet vendimi nga dogana

Pas gati dy muaj nga fillimi i punës, Gjykata Administrative ka filluar ti japë drejtim disa prej çështjeve më të debatuara,që kanë të bëjnë me largimet apo pezullimet nga puna në administratën publike.Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani,Denion Meidani është rrëzuar nga kjo gjykatë,pasi kishte kundërshtuar thyerjen e afateve për kthimin e një përgjigje për pezullimin nga detyra si drejtor i Departamentit të Antikontrabandës në Administratën Doganore.Prej datës 12 tetor Denion Meidani vazhdon të jetë i pezulluar edhe pse sipas tij ka një VKM që rregullon pezullimin dhe ka një afat 15 ditor për një vendim përfundimtare.Ndërkohë që gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën sepse e konsideroi pezullimin si akt të ndërmjetëm dhe duhet pritur kati përfundimtarë nga drejtoria e doganave, për t`iu drejtuar më pas gjykatës. Ndërkohë që Meidani vazhdon të pretendojë së qëndron i pezulluar në kundërshtim me afatet ligjore.Në 12 tetor të vitit që kaloi drejtoresha e doganave Elisa Spiropali vendosi të pezullojë Denion Meidanin nga detyra, për shkelje të etikës, pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave.