Kumbaro “lë në baltë” akuzën, nuk eksportohen pikturat e vjedhura të Gjergji Thimos

U konsiderua si një ndër aksionet më të sukseshme të qeverisë “Rama”,ai i konfiskimit të rreth 1 mijë veprave të artit të vjedhura ndër vite në Shqipëri dhe në vendet fqinje. Por kur kanë kaluar gati tre muaj nga ky aksion Ministria e Kulturës duket se i ka harruar dhe hetimet duket se kanë mbetur në vend për fajë të këtij dikasteri.Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se nga fillimi i muajit tetor kanë bërë një kërkesë Ministrisë së Kulturës për ekspertimin e ikonave. Për këtë arsye janë caktuar 10 ekspertë nga dikasteri i kulturës, por ende nuk ka ardhur raporti që pritet të përpilohet nga këta ekspertë.Të njëtan burime nga Prokuropria sqarojnë se kanë bërë edhe dy kërkesa të tjera ku i kërkojnë drejtuesve të këtij institucioni të ndikojnë që akti i ekspertimit të përfundojë brenda datës 15 janar, pasi edhe hetimet kanë një afat të caktuar. Është caktuar kjo datë,pasi në kundërt kjo do të ndikojë në mbarëvajtjen  e procesit hetimor.Ndërkohë që pak ditë me parë për këtë proces hetimor ishin në Tiranë disa ekspertë maqedonas,pasi dyshohet se rreth 20 ikona janë të vjedhura në këtë shtet. Ndërsa për vjedhjen e këtyre veprave të artit janë të ndaluar tre persona,ndër ta edhe koleksionisti i njohur Gjergji Thimo. Ai pretendon se shumicën e ikonave i ka të regjistrura në qendrën kombëtare të inventarizimit të trashgimisë kulturore.