SHBA vdes gruaja shtazënë, e mbajnë me aparatura për shkak të foshnjës

Që prej 26 nëntorit çdo rrahje zemre për Marlise Munoz është e ndihmuar nga aparaturat. Marlise ishte 14 javë shtatzënë ,kur ajo u gjet pa ndjenja në kuzhinën e shtëpisë.Ajo u dërgua në spitalin John Peter Smith në Fort Worth, e ndërsa mjekët dyshojnë se ajo pësoi një bllokim në mushkëri. Mjekët thonë se truri i saj ka vdekur e ndërsa familja kërkon që ajo të hiqet nga aparaturat pasi nuk ka asnjë fije shprese për të mbijetuar nga sëmundja.Autoritetet mjekësore nga Teksasi insistojnë që 33 vjeçaja Marlise Munoz duhet të mbahet në jetë, pasi ligjet e këtij shteti ndalojnë ndërprerjen e aparaturave mbështetëse për jetën tek nënat  shtatëzanë."Ne nuk po luftojmë kundër familjes Munoz", ka thënë zëdhënësi  i spitalit. "Ne vetëm po veprojmë sipas ligjeve tona”.Data e ardhshme e rëndësishme është fillimi i shkurtit. Në këtë kohë mjekët do të testojë për të parë  se si po ecën shtatëzania e Marlise dhe gjithashtu a është në gjendje të mbajë fëmijën.