Presidenca greke e BE, Ministri i Jashtëm gjerman vizitë në Athinë
Në ditën e parë të presidencës greke të BE, ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është i pari që shkeli Athinën, për të krijuar një edhe më tepër një ndjenjë të mbështetjes gjermane. Gjatë qëndrimit të tij në tokën greke shefi i diplomacisë gjermane do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë, biznesmenë dhe studentë.Takimi i parë ishte me homologun e tij, Evangelos Venizelos. Në përfundim të takimit, të dy ministrat e jashtëm folën për gazetarët, duke u përqëndruar kryesisht në krizën greke, por edhe në Europë.Steinmeier, në përgjigje të pyetjeve, nënvizoi mesazhin se Greqia me reformat ndodhet në rrugë të mbarë.Ministri gjerman shënoi se sakrificat e grekëve dhe zbatimi i domosdoshëm i kësaj politike po sjellin fryte, ndërsa shtoi se nuk mund veçse të këshillojë grekët që "të mos flasin vazhdimisht për paketa shpëtimi."Diçka e tillë do të nënvleftësonte jo vetëm reformat, por edhe stabilitetin", theksoi Steinmeier.Ndërkohë ministri i jashtëm grek Evangelos Venizelos tha se objektivi themelor është qëndrueshmëria e borxhit grek dhe shtoi se zhvillimet pozitive me suficitin do të zyrtarizohen kur të bëhet konfirmimi, nga Eurostat, i të dhënave të vitit 2013.