Basha-Donohoe: Ruajtja e standardeve demokratike, thelbësore për integrimin
Procesi i integrimit Europian të Shqipërisë, situata politike në vend, roli i rëndësishëm i opozitës në mbrojtje të standarteve demokratike e të shtetit të së drejtës, forcimi i marrëdhënieve si dhe bashkëpunimi midis të partive simotra, Partisq Demokratike dhe Fine Gael ka qënë në qendër të diskutimeve mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Ministrit për Çështjet Europiane të Irlandës Paschal Donohoe.Kryetari Basha i ka shprehur ministrit irlandez mirënjohjen në emër të Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve shqiptarë për mbështetjen që Irlanda dhe qeveria e saj e qendrës së djathtë po vijojnë ti japin integrimit të Shqipërisë në BE.Ministri Donohoe vlerësoi arritjet dhe reformat që qeveria e Partisë Demokratike realizoi gjatë tetë viteve 2005-2013, të cilat bënë të mundur anëtarësimin në NATO, nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE.Basha e njohu Ministrin Donohoe me shqetësimin e përgjithshëm në vend për shkeljet flagrante të kushtetutës dhe ligjit nga ana e qeverisë shqiptare, klimën që ajo ka krijuar të mosrespektimit të shtetit të së drejtës, fushatës së sulmeve të paprecedentë ndaj institucioneve të pavarura dhe parimeve themelore të balancës e ndarjes së pushteteve, uzurpimin politik të organeve të ruajtjes së rendit, goditjen ndaj themelit të demokracisë përmes praktikës së blerjes së votës, shkelmimim e konsesusit demokratik, arrogancës me pushtetin dhe keqadministrimin ekonomiko-fiskal, i cili rrezikon të zhysë vendin në vorbullën e recesionit, të rrisë cmimet, papunësinë dhe varfërinë për cdo familje shqiptare.Kryetari Basha theksoi më tej se kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë që qeveria Rama-Meta dëshmoi gjatë këtyre muajve të parë është dhe shkaku i vetëm për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat i cili ishte bërë gati nga qeveria e Partisë Demokratike."Për më tepër, qeveria nuk po arrin ende ta lexoje e të nxjerrë mësime nga mesazhi i qartë i Bashkimit Europian se denigrimi i standarteve demokratikë nuk ka për tu pranuar asnjëherë nga partnerët e aleatët tanë europianë", u shpreh Basha.Ministri Donohoe nuk e fshehu shqetësimin e tij për këto zhvillime duke theksuar se është dhe mbetet e domosdoshme ruajtja dhe konsolidimi i standarteve demokratike, klimës konstruktive e gjithëpërfshirëse, institucioneve e shtetit të së drejtës për ecurinë përpara në procesin e integrimit. Ministri e siguroi z.Basha se vendi i tij dhe partitë simotra do ti vijojnë ti ndjekin me vëmendje zhvillimet në vendin tonë.