Gruaja e dhunuar nga burri e djali, Doda: Paketë masash për ndihmë ekonomike

Një grup deputetesh nga të gjitha forcat politike janë bërë bashkë për t’ju gjendur pranë gruas që u dhunua dhe u poshtërua jo vetëm nga bashkëshorti, por edhe nga djali i saj.Deputetet kanë qënë në banesën e Vojsava Arapit në Durrës, për të apeluar kundër dhunës ndaj grave, por edhe për ta mbështetur atë në denoncimin e dhunës e për ti siguruar mbështetje edhe në aspektin ekonomik.Mesila Doda deputete e PD, tha se ashpërsimi i ligjit ndaj dhunës që ushtrohet mbi çdo grua, por edhe një paketë masash për ti ndihmuar ekonomikisht gratë si Vojsava duhet të jetë reagimi ndaj rasteve të tilla.Vojsava Arapi u dhunua nga bashkëshorti dhe djali i saj vetëm se u kthye vonë në banesë. Ndërsa skenën e dhunës dhe poshtërimit nuk e ka duruar dot djali i vogël i saj, i cili ka bërë dhe kallëzimin në polici.