Ekstradohet nga Italia anëtari i bandës famëkeqe të “Gaxhait”, Edmond Leskaj

Është ekstraduar sot nga Italia, anëtari i bandës famëkeqe të Gazmir Brakës me pseudonimin “Gaxhai”, 39-vjeçari Edmond Leskaj.Leskaj apo siç njihej me pseudonimin (Mond fshatari) është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të “krijimit të bandave të armatosura“, “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim“, “vjedhje me dhunë“ dhe “armëmbajtje pa leje”.Pjesëmarrës i Bandës së “Gaxhait” në vitin 1997, Edmond Leskaj është autor i një sërë veprash penal si: vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve të këtij qyteti.Ndërsa ishte ndaluar nga autoritetet italiane për llogari të drejtësisë atje,me 30.08.2008 atij iu komunikua arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.