Varfëria në periferi të Durrësit, banorët e ardhur nga zona të tjera në mjerim

Pak km larg qendres se Durresit, periferia e qytetit bregdetar eshte teper larg nga zhvillimi,mireqenia dhe nomaliteti qe mund te kete nje qytet turistik. Ne kaosin e ndertimeve qe pushtuan zonen gjate dekadave te fundit, zbulon probleme te mprehta sociale, ekonomike, shendetesore,apo mjedisore.Banoret e kesaj zone jane kryesisht te ardhur nga verilindja e vendit, por levizja e tyre demografike eshte shoqeruar me nje mungese te theksuar te mundesise per tu punesuar, e si pasoje mjerimi eshte ulur kembekryq si ne poezite e Migjenit,te pakten ky realitet na u ofrua ne familjet Zhuzhi dhe Çela, te cilat jetojne ne skuta te cilat jane shume larg me emrin banese, e jo me te konsiderohen te tilla.Por pavaresisht kesaj situate, femijeve te ketyre familjeve asnjeherë nuk i ka munguar deshira per tu arsimuar, ku ne driten e erret te kasolles,here me buke dhe here pa buke, kjo vajze 18-vjeçare nuk e ndan librin nga dora, prej te cilit jo vetem arsimohet dhe zhvillohet, por njihet edhe me pergjegjesite qe shteti ka kundrejt saj.Kjo ishte vetem nje pjesez e vogel nga ky realitet i trishte qe per fat te keq ka shtrire rrenjet thelle ne mbare vendin tone, realitet i cili ofron nevoje per tu ushqyer, veshur, strehuar, mangesi qe shoqerojne çdo moment keto familje te cilat duket se jane te pafuqishme per ta perballuar kete situate mjerane.