Berisha-Tahiri përplasen për gjobat: Plaçkitje e qytetarëve. Ministri: ‘I harruar’
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kanë replikuar në distancë lidhur me ligjshmërinë apo jo të gjobitjes së drejtuesve të automjeteve. Përmes rrjetit social facebook, Berisha akuzoi qeverinë se po përhap epideminë e plaçkitjes së qytetarëve. Duke e vlerësuar si një tjetër tipar të shtetit policor te Ramës, Berisha thekson se qytetarët po gjobiten ne kundershtim me ligjet për të plotësuar planin qe kryekreu, Edi Rama, ka vendosur per te mbuluar shpenzimet e Policise se Shtetit me parate qe u grabit qytetareve per automjetet e tyre.“Te dashur miq, prej mese dy muajve, ne Shqiperi, mijera e mijera qytetare gdhijne ne mengjes te gjobitur nga skuadra te policise partiake socialiste, madje pa asnje dokument te firmosur nga inspektor policie por thjeshte me shpalljen e emrit ne faqen zyrtare te te gjobiturve te Policise Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten ne kundershtim me ligjet dhe vetem e vetem se duhet te plotesojne planin qe kryekreu Edi Rama ka vendosur per te mbuluar shpenzimet e Policise se Shtetit me parate qe u grabit qytetareve per automjetet e tyre” shkruan Berisha në fb.Sipas Berishës, zanafillën kjo epidemi e ka që kur Kryeministri beri paqe dhe vuri ne kontroll per hesap te tij Lojrat e Fatit, me te ardhurat e te cilave ishte zotuar se do te ndihmonte Policine.“Kjo epidemi gjobash, me moton “gjobe me pre”, nisi mbasi Rama beri paqe dhe vuri ne kontroll per hesap te tij Lojrat e Fatit, me te ardhurat e te cilave ishte zotuar se do te ndihmonte Policine. Ne serine e pafundme te gjobave, mediat kane raportuar gjoba te vendosura per te gjalle dhe per te vdekur, per emigrante qe kane nje dekade pa ardhur ne Shqiperi. Jane raportuar gjoba per automjete qe ende nuk kane filluar te qarkullojne, gjoba per kundravajtje qarkullimi ne zona qe automjeti nuk ka qene kurre, gjoba qe klonohen, pjelllin gjoba bija per te njejten kundravajtje” thekson ai.Ish-Kryeministri sjell në vëmendje dhe hapat që u ndoqën për ti dhënë jetë këtij skenari, ndërsa nuk lë pa bërë bashkëfajtor në gjithë këtë histori edhe aleatin qeverisës të Ramës, Ilir Meta.“Pas vendosjes se gjobes nis kalvari i pasgjobitjes, ai i pageses se gjobes ne te cilin qytetaret, ne rradhe te gjata, humbasin jo ore por edhe dite. Per te realizuar kete skenar kryegjobvenesi Rama se pari shkriu Policine Rrugore dhe e zevendesoi me militant hajdut te PS. Se dyti prishen sistemin e radareve dhe fotografimit, me te cilin Policia faktonte kundravajtjen e qytetarit. Epidemia e gjobave eshte nje plackitje masive e qytetareve nga shteti policor i neobllokmenit Edvin Rama dhe bashkryetarit te tij Meta” shprehet Berisha.Ndërkohë nuk ka vonuar edhe kundërpërgjia e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e cilësuar deklaratën e Berishës, dozë ditore e qelbit qe i rrjedh nga plaga e pasheruar.“Kryetar i partise pa kryetar, deputet Saliu, paska shfryre sot kunder Policise se Shtetit. Eshte ajo doza ditore e qelbit qe i rrjedh nga plaga e pasheruar. Tamam si ata qe nuk sherohen dot duke mesuar se nuk ua fershellen me njeri. Nuk binden se historia te le dhe mbrapa. Mire qe nuk beri gje te mire per Policise e Shtetit kur ishte Kryeministër, por as thote gje te mire tani qe Policia e Shtetit po rivendos rendin duke luftuar krimin e paligjshmerine qe vete ky katandisi ne gjendjen skandaloze qe gjetem.Nuk i pelqen qe vrasjet jane pergjysmuar. Qe lufta kunder droges eshte disafishuar. Qe lufta kunder trafiqeve eshte disafishuar. Qe aksidentet rrugore me pasoje vdekjen jane gati pergjysmuar. Por mbi te gjitha, nuk i pelqen qe nuk ka me imunitare, te paprekshem. Policia e Shtetit ka hapur nje kapitull te ri, per tu shendruar se shpejti ne Policine moderne te Shekullit te Ri. Deputet Saliu, te kuptoj. Dhimbje e madhe duhet te jete te shohesh si ke humbur kohen duke mos bere gje, madje duke bere keq e shkaterruar, kur kishe mundesi te beje mire e te ndertoje. E mbi te gjitha, akoma me shume dhimbje te shohesh se gjerat behen vertete, duke te te lene ty mbrapa. Ke marre denimin qe kerkove, te te lere pas shoqeria, njerezit, koha. Denimi me i keq, por qe e meritove” shkruan Tahiri.