Investimet në shkollat e Burrelit, projekte nga Fondacioni Mbretëresha Geraldinë

Pasi kane mbeshtetur rikonstruksionin e disa shkollave ne veri te vendit, perfaqesues te Fondacionit Mbreteresha Geraldine, jane ndalur edhe ne shkollen 9-vjeçare “Ali Xhetani” te fshatit Zenisht ne Burrel per te inspektuar punimet qe ky fondacion eshte duke kryer per rrethimin e kesaj shkolle.E pranishme ka qene edhe Princeshe Elia si dhe koordinatorja e ketij fondacioni Ertila Kurti, te cilat jane shprehur se mbeshtetja ne kete drejtim do te shtrihet edhe ne zona te tjera.Ndërkaq, kryetari i komunës Lis, Agim Selita, u shpreh se falë Fondacionit Mbretëresha Geraldinë në këtë Komunë janë bërë dhe do të bëhen një sërë investimesh të cilat konsistojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë etj:Shkolla e Zenishit pas perfundimit te rrethimit, do ti nenshtrohet edhe disa fazave te tjera nderhyrjeje.