Presidenca i rikthen Galerisë Kombëtare të Arteve 12 vepra arti në pikturë dhe skulpturë

Drejtori dhe stafi i Galerisë Kombëtare të Arteve, kanë kthyer ne gjirin e tyre disa pasuri te çmuara kombëtare, per ti restauruar dhe ruajtur në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, për t'i bërë te ekspozueshme për publikun.Në Fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve u rikthyen 12 vepra arti në pikturë dhe skulpturë, vepra të cilat i ishin marrë Fondit të Galerise K. te A. nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë për arsye ekspozimi në ambjentet e institucionit.Aksioni i verifikimit dhe kthimit të veprave në GKA ka nisur disa javë më parë nga drejtori Artan Shabani dhe stafi i tij dhe po kryhet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.Falë kësaj pune, sot insitucioni i Presidentit të Republikës i dorëzoi GKA-së, 5 piktura dhe 7 skulptura.Veprat në fjalë janë marrë nga Galeria e Arteve në vitin 1981 dhe 2005 me të drejtën e ekspozimit në Institucionin e Presidentit të Republikës. Nga 14 vepra të dokumentuara, u bë i mundur rikthimi i 12 syresh, ndërsa 2 vepra të tjera mbeten për procedim të mëtejshëm edhe pas nje proçesi jo te lehte verifikimi.Një pjesë e veprave janë ende në gjendje të mirë, disa kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa të tjera kanë humbur.Veprat e dorëzuara nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë: Vangjush Mio “Peizazh me rëke”, Arben Basha “Peizazh industrial”, Zef Kolombi “Kostum shkodran”, Sali Shijaku “Fshati kufitar”, Qirjako Meniko “Mijëra në aksion”, Ilir Hoxha “Gjyshja” skulpturë në dru, Adnan Bushati “Vajzë” skulpturë në dru, Vladimir Topi “Onufri“ skulpturë në dru, Pirro Dollaku “Rilindasi” skulpturë në gur, Vladimir Kaçaku “Komiti” skulpturë në gur, Sofokli Koci “Ditë feste”, Mihal Rama Vazo dekorative në qeramikë.