13-vjeçarët të varur nga bixhozi, në vend të librave “e kuqe e zezë” në lojra fati
Të miturit pa krijojnë gjithnjë e më tepër vartësi ndaj bixhozit. Me shqetësim janë parë gjimnazet e Tiranës, ku jo larg shkollave biznese si lojëra fati popullohen nga adoleshnetët. Grupmosha me e riskuar është 13-17 vjeç.Eksperti kundër substancave të ndaluar, Arjan Boci, tha se një nga masat parandaluese të këtij fenomeni me kosto personale dhe ekonomike është trajnimi i efektivave të policisë me qëllim që tek uniformat blu jo vetëm të referohen raste të tilla, por në anën tjetët të shpëndahen edhe materiale informuese për të miturit.Mungojnë të dhënat zyrtare sesa të mitur janë të varur nga bizhozi, lojërat e fatit në terësi apo lojërat në internet. Eksperti Boci, thotë se po punon për të realizuar një studim të plotë nëpërmjet anketave në shkolla.