Lazimi, Donohoe: Shqipëria është pjesë e Evropës, vazhdoni me reformat
Në këtë fillim viti të rëndësishëm për Shqipërinë, që pret një përgjigje pozitive për marrjen e statusit të kandidatit në qershor, vendi ynë ka marrë mbështetjen e pakushtëzuar në proçesin integrues nga Irlanda.Ministri per Çështjen Evorpiane të Irlandës, Paskal Donohoe, pas takimeve me autoritetet më të larta të vendit, në një konferencë për shtyp në prani të kryediplomatit të BE, Ettore Sequi, garantoi se Irlanda do jetë përkrah vendit tonë për të hedhur hapin e shumëpritur.“Çdo hap që vjen nga qeveria juaj Irlanda do ta mbështesë, besoj fort që 2014 do jetë vit i rëndësishëm për Shqipërinë, presim që vendi juaj të marrë statusin në qershor”.Por si një vend mik, Irlanda ishte e qartë, pa plotësimin e ketyre kushteve të lëna nga BE, rruga integruese bllokohet.“Pa forcuar sistemet e gjyqësorit, pa reduktuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe pa siguruar politikat kundër diskriminimit do të ketë vështirësi. Nevojitet realizimi i reformave. Besoj se kjo do jetë e rëndësishme në rrugën drejt integrimit. Duhet të ketë bashkëpunim politik. Pa mbështetjen e partive të ndryshme, antërarësimi është i vështirë. Po kështu edhe organizatat e ndryshme joqeveritare të vendit luajnë një rol të rëndësishëm”, theksoi Donohoe.Z. Donohoe pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, refuzoi ti përgjigjej direkt pyetjes nëse refuzimi erdhi për shkak të qarqeve ekstremiste brenda BE, siç pretendon qeveria, duke evituar përmendjen e termit qarqe dhe duke këmbëngulur në përmbushjen e kritereve. Por ishte i qartë në pikëpyetjen nëse përkatësia fetare e shqiptarëve luajti rol në refuzim.“Dua ta bëj absolutisht të qartë se feja nuk luan asnjë rol në vendimarrjen e BE”.Ministri Danohoe e vuri theksin edhe në bashkëpunimin mes paleve në rrugën integruese, duke e çmuar dialogun e nivelit të lartë si esencial në proçes.“Shqipëria vazhdon të tregojë një progres inkurajues, edhe në plotësimin e kushteve.Përpjekjet e qeverisë së kaluar kanë kontribuar në arritjen e standardeve të përcaktuara nga BE, kjo e ka futur vendin në linjë. Bej thirrje të punoni së bashku për të vazhduar progresin, dhe të punoni për marrjen e statusit. Procesi i dialogut të nivelit të lartë është i rëndësishëm për të monitoruar këtë proces, dhe për të ecur përpara. Kërkohet edhe mbështetja dhe përfshirja e shoqërisë civile. Kontributi juaj do jetë kyç për të arritur objektivin e integrimit”tha ai.Ministri per Çështjen Europiane të Irlandës pati një axhendë të ngjeshur këtë të enjte në Tirane duke nisur takimet me Ministrin e Jashtëm Bushati, me tej me kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendës.Ministrin e Integrimit Majlind Lazimi.