Arrestohen "xhepistat” e kryeqytetit, 3 personat vidhnin në linjat e urbanit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e së premtes tre grabitës. Shtetasit Mariglen Isufi, Aldo Peqini dhe Ilir Xhafa, të cilët u arrestuan nga Komisariati i Policisë Nr.4, njiheshin si "xhepista" dhe vidhnin kryesisht në linjat e urbanit.Ndërkohë po mbrëmjen e sotme një person është vetëplagosur pa dashje me armë zjarri. Ngjarja u regjistrua në në Zallbastar, ku 23 vjeçari Dëfrim Gjoni, i cili sipas policisë njihej si person problematik, është vetëplagosur aksidentalisht.Gjoni është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë që policia po heton lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi plagosja.