Berat, shërbimi taxi 8+1, Xhamxhi: Linjat e huaja po na falimentojnë
Drejtuesit e automjeteve te sherbimit 8+1 ne qytetin e Beratit kane nderprere levizjet dhe qarkullimin e tyre. Sipas tyre ky veprim eshte ndermarre, pasi ata nuk po lejohen me te futen ne qytetet drejt te cilave udhetojne, ne nje kohe qe bashkia e Beratit nje gje te tille nuk e ndalon per automjetet, kryesisht furgonet, te cilet udhetojne drejt bashkise Berat.Ata kane kerkuar nga pushteti vendor dhe policia e qarkullimit rrugor te ketij qyteti, marrjen e masave pasi siç jane shprehur vete drejtuesit e mjeteve ata po shkojne drejt falimentimit, pasi furgonet e mberritur nga rrethet e tjera po ndikojne ne uljen e numrit te pasagjereve qe udhetojne me ta.Nisur dhe nga fakti që në qytetin e Beratit ka nisur investimi për ndërtimin e sheshit kryesor, për të shmangur problemet në trafik, nga Bashkia e qytetit eshte percaktuar nje tjeter vend nga ku do te kryhet nisja e ketij sherbimit te transportit, duke eleminuar qëndrimet në qendër të qytetit.Për vendqëndrimin e këtyre mjeteve, Bashkia ka përcaktuar me kohë katër vende në pika të ndryshme të qytetit, të cilat duket se do të respektohen, pasi vetë drejtuesit e kanë mirepritur këtë vendim.