Policët e liruar gjatë vitit 2013, krijojnë shoqatën e tyre për të mbrojtur policinë
Policët që kanë dalë në lirim nga reforma “Didi”, kanë vendosur të bashkohen në një organizëm të vetëm për ti bërë ballë asaj që ata e konsiderojnë reprezalje ndaj policisë së shtetit.Efektivët e liruar gjatë vitit që lamë pas nga detyra kanë vendosur të krijojnë një shoqatë, e cila do të ti përfaqësojë dhe mbrojë ata nga abuziviteti i pushtetit. Aleks Hajdari ka sqaruar se pse është e rëndësishme kjo shoqatë.Hajdari gjatë fjalës së tij është shprehur se do të kërkohet ndihma e Avokatit të Popullit dhe institucioneve ndërkombëtare. Ndërkohë ka akuzuar sindikatën e policisë për sehir, karshi largimeve të pa të drejta nga puna.Ndërsa mësohet se gjatë këtyre ditëve, nga drejoria e studimeve strategjike të jenë liruar edhe 8 ish-drejtore të policive në qarqe.