Biznesmeni akuzon prokurorinë: Kërkuan ryshfet për denoncimin ndaj tatimeve
Tenton te denoncoje Drejtorine e tatimeve ne prokurorine e Lezhes, por e akuzon edhe kete te fundit se i kerkon para ne kembim te pranimit te kerkeses se tij. Rasti eshte bere publik ne mbremje nga biznesmeni lezhjan, Angjelin Fusha, i cili ka pritur per 4 ore nje pergjigje pozitive nga ana e Prokurorise.Angjelin Fusha ka tentuar te kallzoje ne Prokurori veprimet antiligjore te inspektorit te tatimeve per fallsifikim firme, shperdorim detyre dhe gjobevenie ndaj biznesit, ndersa ka paraqitur te gjitha dokumentet qe sipas tij pasqyrojne shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit.Biznesmeni lezhjan ka bere te ditur se inspektori i tatimeve, Fatmir Ndreca, ka plotesuar nje akt inspektimi pa pranine e grupit te punes, madje sipas tij duke fallsifikuar firmat e kolegëve te tij, e per pasoje duke rritur tatimet ndaj tij dhe gjobitur me 6 milion leke te vjetra, nderkohe qe ka shlyer te gjitha detyrimet ndaj Drejtorise se tatimeve.Nga ky veprim ka ardhur edhe bllokimi i te gjitha veprimeve bankare te biznesmenit Fusha.Biznesmeni nga lezha vijon te qendroje para Prokurorise, ne pritje qe te merret ne konsiderate denoncimi i tij, si dhe kerkon qe per kete rast te nisin hetimet.Pritja i ka kushtuar edhe gjoba ne mjetin e tij nga policia rrugore, kjo pershkak se nuk denjon qe te largohet pa depozituar denoncimin ndaj Drejtorise se tatimeve ne Lezhe.