Rritja e çmimit të duhanit, Shuperka: Asnjë ndikim në uljen e konsumit
Njeriu që për vite më radhë ka qënë armiku i duhanpirësve në Shqipëri, mendon se çmimi i cigareve duhet të jetë edhe më i lartë se ç`është tani me paketen e re fiskale. Eksperti, Roland Shuperka, e quan hap të mirë rritjen që ka prekur këtë sektorë, por të pamjaftueshëm.Po a është zgjidhje cigarja elektronike për të shpëtuar xhepin nga rritja e çmimeve të duhanit?“Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në mbledhjen që bëri BE një nga direktivat që ka nxjerrë edhe cigaret elektronike do trajtohen si prodhime të tjera të duhanit që shiten në vendin tonë pasi ato nuk e morën çertifikimin për të qenë një produkt që nuk bën dëm në shëndetin publik, pra është e dëmshme edhe cigarja elektronike” tha Shuperka.Për ekspertin e ISHP-së problem mbetet që një pjesë e madhe e treguar kryesisht shitësit ambulatorë që janë jashtë kontrolle të organeve të qeverisë, duke çuar në të shumtën e rasteve rritje të cigareve.