I ftohti në Amerikë detyron të arratisurin të kthehet në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2014, 12:40
Aq ftohtë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa një i burgosur i arratisur në Kentucky u detyrua që të kthehet sërish në burg pasi po ngrinte jashtë.Thuajse të gjitha shtetet janë përfshirë nga temperatura shumë të ulëta.Në disa pjesë të SHBA temperaturat ranë deri në -26 gradë celsius.Një foto nga qyteti i Çikagos është bërë simbol i kësaj periudhe të akullt. Qyteti ngjan si një film fantastiko-shencor. Më shumë se 1200 fluturime janë anuluar nga ky qytet.Ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin shumë jashtë, duke theksuar se lëkura mund të ngrijë në dhjetë minuta.Një i ftohtë i tillë është quajtur edhe vorbulla polare dhe nuk është parë prej më shumë se dy dekadash