Armët kimike të Assad, anija daneze zhvendos sasinë e parë nga Siria
Largohet ngarkesa e parë e armëve kimike të Sirisë. Lajmi është konfirmuar nga Kombet e Bashkuara, ku bëhet e ditur se anija daneze me dërgesën e parë e armëve të Assad e shoqëruar nga një ekskortë anijesh të Kinës, Danimarkës, Norvegjisë dhe Rusisë ka lënë sot portin sirian të Latakias.Kjo anije do të presë në det pjesën tjetër të armëve kimike.Largimi i kimikateve më të rrezikshme është hapi i parë i një marrëveshjes së mbështetur nga OKB-ja, për të eliminuar arsenalin kimik të Sirisë deri në mesin e vitit 2014.Neutralizimi i lëndëve kimike pritet të realizohet në anijen “Cape Ray” në Mesdhe, ku do të zhvendoset bashkë me ekuipazhin.Një përpjekje e mëparshme për të mbledhur armët kimike u ndërpre, pasi zyrtarët sirianë dështuan në përpjekjet për të mbledhur kimikatet toksike në vendin e grumbullimit në Latakia.Marrëveshja për dorëzimin e armëve kimike nga Siria erdhi pas një sulm kimik në një zonë të quajtur Ghouta në gusht të vitit të kaluar shkaktoi zemërim ndërkombëtar.Qeveria siriane mohoi të ishte përgjegjëse, por nën presion ndërkombëtar, ra dakord të dorëzojë rezervat e saj të armëve kimike. Këshilli Kombëtar Sirian, një koalicion i grupeve opozitare, përshëndeti vendimin për asgjësimin e armëve.Këto kushte vazhdojnë të përkeqësohen. Video të postuara në internet të martën tregojnë bombardime të lagjeve të banuara nga civilë në Homs dhe Damask. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se gjatë konfliktit janë vrarë deri tani 130 mijë njerëz.