Erdogan “shkrin” policinë në Ankara, largohen 350 oficerë policie

Qeveria turke në sajë të një operacioni anti-korrupsion ka shkarkuar 350 oficerë policie në Ankara.Sipas informacioneve të fundit, shkarkimet janë firmosur gjatë orëve të natës, ndërsa mes të dëbuarve janë shefa të anti-krimit financiar, anti-kontrabandës dhe anti-krimit të organizuar.Sipas agjensive turke, tashmë janë zgjedhur edhe 250 personat që do të zëvendësojnë të larguarit.Qindra policë janë shkarkuar ose rivendosur në poste të tjera që nga nisja e hetimit në dhjetor, me kryeministrin Erdogan që akuzon policinë dhe gjyqësorin për orkestrimin e një “loje të pistë”.Shkarkimi i fundit dhe ricaktimi i disa oficerëve në poste të tjera u krye përmes një dekreti të qeverisë të publikuar në mesnatë.Skandali që ka shpërthyer në Turqi detyroi kryeministrin Erdogan që muajin e kaluar të riorganizonte kabinetin e tij, pas dorëheqjes së tre ministrave, djemtë e të cilëve ishin në mesin e dhjetëra të arrestuarve për mitmarrje.Në mesin e skandalit reagoi edhe ushtria e fuqishme turke, e cila deklaroi se nuk do të përfshihej në “konflikte politike”.