Izraeli dëshiron zgjatjen e bisedimeve të paqes

Ministri izraelit i Mbrojtjes Moshe Yaalon theksoi se Izraeli është duke kërkuar një kornizë për zgjatjen e bisedimeve të paqes me palestinezët përtej afatit të prillit.Ministri Yaalon tha se është e qartë se ka mosmarrëveshje të mëdha me palestinezët që nuk janë të reja, por, ai tha se vazhdimi i bisedimeve është padyshim në interesin e Izraelit dhe stabilizimit të marrëdhënieve.Departamenti i Shtetit thotë se afati nëntë -mujor i vendosur korrikun e kaluar është një opsion, por në fokus vazhdon të jetë arritja e një marrëveshje kornizë para fundit të prillit. Zyrtarët thonë se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë mbeten të angazhuar dhe të përkushtuar ndaj bisedimeve.Para largimit nga Jeruzalemi të dielën, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se ai është duke bërë përparim drejt paqes. Ai tha se arritja e një marrëveshje kornizë do të ishte një" përparim i rëndësishëm", por nuk do të përmbushte qëllimin e tij për arritjen e një marrëveshje të plotë deri në prill.Izraelitët dhe palestinezët po akuzojnë njëri-tjetrin për sabotimin e përpjekjeve të paqes. Izraeli thotë se palestinezët po i konsiderojnë terroristët e sapo liruar nga burgu si heronj dhe nuk e kanë njohur shtetin hebre. Palestinezët thonë se Izraeli vazhdon të ndërtojë vendbanime hebraike në tokat që do të jenë pjesë e shtetit të tyre të ardhshëm.