Shkarkohen edhe 16 shefa policie në Turqi

Qeveria turke ka vijuar edhe të mërkurën me largimin e krerëve më të lartë të policisë, duke larguar nga puna shefat e policisë në 16 krahinat e saj, raportojnë sot mediet lokale.Në dekretin e ministrisë së punëve të brendshme janë përfshirë drejtuesit e policisë të qyteteve më të mëdha në Turqi, përfshirë shefin e policisë në Ankara, Izmir, Antalya dhe Diyarbakir, shkruan agjencia e lajmeve Dogan.Këto qytete janë më të populluarat në Turqi, që kanë një rëndësi të veçantë ekonomike në nivel krahinor.Po ashtu në këtë valë shkarkimesh, është larguar edhe zëvendësshefi i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Turqisë.Ankaraja zyrtare ka larguar të martën nga puna 350 oficerë të policisë në Ankara.Qindra figura të larta të forcave turke të rendit janë shkarkuar ose u është ndryshuar vendi i punës, pas shpërthimit të një skandali të korrupsionit më 17 dhjetor.Kjo strategji është lansuar pasi skandali shkaktoi tensione të shumta politike në qeverinë turke, çka rezultoi me dorëheqjen e katër ministrave.Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka cilësuar hetimet për korrupsion, si një komplet “i ndyrë” që për qëllim ka rrëzimin e qeverisë.