Ushtria libiane qëllon anijen malteze

Ushtria e Libisë ka hapur zjarr ndaj një anijeje të naftës, me flamur maltez, e cila i është afruar portit Es Sider, që aktualisht është nën kontrollin e një grupi të milicisë.Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme libiane, Abdul Razak al-Shabahi, ka thënë se anija ka hyrë në ujërat e Libisë dhe se i është drejtuar portit Es Sider.Al-Shabahi ka thënë se ushtria i ka kërkuar asaj të ndryshojë drejtimin dhe të shkojë drejt Misratas, por ajo ka vazhduar udhëtimin e saj drejt portit të kontrolluar nga milicia.Pasi është shtënë në drejtim të saj, anija ka marrë drejtimin drejt Maltës.Milicia mban kontrollin e portit Es Sider që disa muaj.Ajo është pjesë e një grupi më të madh që kërkon autonomi nga Tripoli.