Kina, thirrje për përfundimin e dhunës në Sudanin e Jugut
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi po bën thirrje për përfundimi e menjëhershëm të luftimeve dhe dhunës në Sudanin e Jugut. Wang filloi të hënën një vizitë 6-ditore në Afrikë, me ndalesën e tij të parë në Etiopi, ku delegacione nga palët luftuese në Sudanin e Jugut pritet të fillojnë bisedimet e paqes.Wang thotë se qëndrimi i Kinës në raport me gjendjen e tanishme është shumë i qartë.Ai thekson se Kina po bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe dhunës dhe për fillimin e dialogut sa më parë që të jetë e mundur. Sipas ministrit të Jashtëm kinez, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë përpjekje vendimtare për ndërmjetësim dhe duhet të japë ndihma për Sudanin e Jugut për shkak të gjendje humanitare atje.Kina ka interesa të mëdha në Sudanin e Jugut, pasi ajo është investitorja më e madhe në industrinë e naftës së këtij vendi. Por kompanive shtetërore kineze të naftës u është dashur të evakuojnë disa prej punëtorëve të tyre për shkak të dhunës.Wang thekson se është me rëndësi kritike për Kinën që të mbështesë përpjekjet e paqes.Ai thotë se Kina është thellësisht e shqetësuar për gjendjen e të popullsisë së Sudanit të Jugut dhe për të ardhmen e të rinjve. Ai thotë se nëse gjendja e tanishme vazhdon, do të jetë e dëmshme për interesat e të dy palëve në konflikt, një zhvillim i padëshirueshëm për komunitetin ndërkombëtar.Luftimet në Sudanin e Jugut filluan në mes të dhjetorit, kur ushtarë rebelë sulmuan një komandë ushtarake. Dhuna mori me shpejtësi një formë etnike me sulme kundër pjesëtarëve të klaneve Dinka dhe Nuer, duke lënë më shumë se një mijë të vrarë dhe detyruar mbi 200 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.Delegacionet e të dy palëve kanë qënë në Adis Ababa që nga e mërkura, por bisedimet janë shtyrë, meqë palët nuk kanë rënë dakort për axhendën e tyre.Blloku i Afrikës Lindore, Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillimin, po ndërmjetëson bisedimet.