Hetuesit: Aksidenti i Schumacherit nuk ka të bëjë me shpejtësinë
Hetuesit francezë kanë përjashtuar mundësinë që ish-kampioni i Formulës 1, Michael Schumacher, ka pasur probleme me shpejtësi gjatë kohës që ishte duke bërë ski.Policia tha se pamjet prej 2 minuta të marra nga kamera e vendosur në helmetën e Schumacher, kanë treguar se ai kishte lëvizur me shpejtësi normale për një skiator me përvojë në një terren të tillë.Në ditët e fundit ka pasur shumë spekullime për gjendjen shëndetësore të Schumit. Spitali ku po trajtohet ai,në qytetin francez Grenobël, thotë se kushtet e ish-pilotit mbeten rëndë por stabël.Schumi ka qenë në koma të qëllimshme në ditët e fundit pas aksidentit në Alpet Franceze. Të martën, mediat në Francë raportuan se pamjet nga një kamera e vendosur në helmetën e përdorur nga ish-piloti është marrë nga hetuesit.Sipas burimeve, pamjet mund të ndihmojnë hetuesit në mbledhjen e detajeve të aksidentit, si shpejtësia me të cilën ai po bënte ski dhe nëse tabelat në apo pranë pistës ishin të dukshme.