Japoni-Turqi, pajtohen për tregti të lire dhe energji bërthamore
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është takuar të hënën në Tokio me homologun e tij japonez Shinzo Abe, ku kanë biseduar për tregtinë e lirë, në kohën kur në Turqi po shtohet presioni rreth skandalit të korrupsionit në qeveri dhe shkarkimit nga puna të qindra policëve.Dy shtetet janë pajtuar edhe për forcimin e lidhjeve për ndërtimin e kapaciteteve turke për energjinë bërthamore, pasi Abe po kërkon me insistim që të lidhë marrëveshje me ekonominë e tretë globale.Abe ka vizituar dy herë vitin e kaluar Turqinë, duke lidhur marrëveshje për energjinë nukleare, ndërsa ka nxitur eksportin e më shumë reaktorëve bërthamor nga Japonia.Erdogan, i cili është në shënjestër së fundi për skandalin e korrupsionit ku po hetohen edhe Ministra të kabinetit të tij, ka mbërritur të hënën në Japoni, në kuadër të turit të tij gjashtëditor në Azi.Asnjëri nga kryeministrat, nuk pranuan të flasin për mediat pas takimit që zhvilluan në Tokio.