Stuhia zbulon 80 predha në një plazh francez
Rreth 80 predha, të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, janë zbuluar në një plazh në veri-lindje të Francës, i cili rajon është goditur nga erëra të fuqishmë gjatë stuhisë, njoftoi të martën policia franceze.Ekspertë të çarmatosjes së mjeteve shpërthyese, janë dërguar menjëherë në plazhin Locmariaquer, që gjendet në qytetin Brittany, kurse një kordon i madh i forcave të sigurisë po ashtu ka zbarkuar në këtë vend, duke izoluar tërë zonën përreth.Predhat janë gjetur nga një kalimtar i cili kishte zënë më këmbë në to gjatë vrapimit skaj plazhit.Policia lokale njoftoi se erërat dhe dallgët e forta, kanë zbuluar bunkerin nëntokësor, i vendosur në skaj të plazhit.Sipas forcave të rendit, të gjitha predhat janë ende aktive, ndaj dhe janë marrë masa të mëdha sigurie.