Siri: ISIL refuzon thirrjen për armë pushim të Al-Nusra

Një grup luftëtarësh në Siri që kanë lidhje me Al-Kaidan i kanë bërë thirrje përkrahësve të tyre që të “shtypin” rivalët nga grupet kundërshtare në Siri.Kërkesa është postuar në internet, ndërsa aty dëgjohet zëdhënësi i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).Kjo thirrje ndërkaq, vjen pak orë pasi një grup tjetër i lidhur me Al-Kaidan në Siri, bëri thirrje për armëpushim me grupet e tjera, në përpjekje për të ndaluar luftimet mes forcave kryengritëse të cilat po zhvillohen që prej një jave.Shefi i Frontit al-Nusra ka thënë se luftimet mes grupeve i kontribuojnë regjimit të presidentit Bashar al-Assad.Aktivistët opozitar thonë se mbi 270 kryengritës janë vrarë në luftimet mes grupeve rivale në ditët e fundit.Ndërkohë të martën, është larguar kontingjenti i parë i armëve kimike siriane, me një anije daneze nga porti i Sirisë.