Spanjë, Princesha Kristina akuzohet për mashtrim

Një gjyqtar në Spanjë ka thirrur vajzën e mbretit Huan Karlos të paraqitet në gjykatë mbi akuzat e mashtrimit dhe pastrimit të parave.Vajzë e mbretit Kristina, 48 vjeçe, ka qenë e lidhur me biznesin e burrit të saj, Inaki Urdangarin, i cili po hetohet për shpërdorim me fondet.Princesha është tani një e dyshuar formale dhe duhet të paraqitet në gjykatë më 8 mars. Kjo është hera e parë që një i afërm i mbretit do të paraqitet në gjykatë.Vitin e kaluar, pronat që i përkasin burrit të saj u konfiskuan përkohësisht, pas akuzave se  Urdangarin, Duka i Palma-s, keqpërdori miliona euro në fondet publike të dhëna për një fondacion bamirëse që ai drejtonte por ai i ka mohuar akuzat.Lajmi se princesha është tani një e dyshuar formale vjen në mes të një rënie të popullaritetit të mbretit spanjoll, 76-vjeçar, imazhi i të cilit u godit nga një udhëtim luksoz për gjueti elefantësh që ai bëri në Afrikë në vitin 2012.