SHBA në “luftë” me të ftohtin e acartë

Temperaturat më të ulëta në dy dekada të regjistruara në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të pengojnë transportin, ndërsa acari ka ndikuar në mbylljen e shumë shkollave dhe bizneseve.Sinoptikanët thonë se ky fenomen, i njohur ndryshe edhe si “vorbulli polar”, ka nisur të lëvizë në drejtim të lindjes të martën, dhe pritet që të prekë shumë shpejt shtetet si Ohio, Pennsylvania, New Jersey dhe New York.Kjo shtrëngatë, pritet të prekë edhe shtetet Georgjia dhe Alabama.Temperaturat kanë rënë sot në -27 gradë celsius në Chicago, që është një prej shteteve më transportin më të ngarkuar rrugor, ndërsa mbi 2,000 fluturime janë anuluar.Në Minnesota ndërkaq, janë regjistruar temperatura deri në -30 gradë celsius.Disa shtete kanë lajmëruar se i ftohti, që po përcillet me erëra të fuqishme, ka bërë që temperaturat të bien edhe deri në -50 gradë celsius, që i bie të jetë më ftohtë sesa në Polin Jugor.Nëpër rrugë, njerëzit i sheh të mbështjellë më mirë se zakonisht për të mbrojtur lëkurën nga ekspozimi ndaj të ftohtit e ashpër.Në disa shtete si në Mizuri, të ftohtit polar erdhi pas një stuhie të madhe bore. Në rajonin e Saint Louisit trashësia e borës arriti në mbi 27 centimetra. Kushtet e rrugëve në Mizuri janë përmirësuar që nga e diela, por udhëtimi në to ende është i rrezikshëm.Autoritetet e transportit po shpërndajnë karta falas për të pastrehët, që ata të mund të qëndrojnë nëpër autobusa dhe trena për t'u mbrojtur nga të ftohtët.