Nëntë të vdekur nga flakët në një tren në Indi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2014, 08:30
Të paktën nëntë pasagjerë kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu në trenin me të cilin po udhëtonin në pjesën perëndimore të Indisë të mërkurën, njoftojnë autoritetet lokale.Treni ishte nisur nga Mumbai, dhe flakët kishin shpërthyer rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në qarkun Thane, teksa udhëtarët ishin në gjumë.“Kemi gjetur nëntë trupa, në tre vagonë të përfshira nga zjarri”, tha zëdhënësi i hekurudhave Sharat Chandrayan.“Katër burra dhe një grua kanë vdekur nga asfiksimi. Katër viktimat e tjera kanë pësuar djegie të mëdha, sa që identifikimi i tyre do të jetë i vështirë”, shtoi ai.Sipas tij, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbaruar operacionin e tyre, prandaj edhe nuk pritet që të rritet numri i viktimave.Flakët ishin parë nga një udhëtar i cili më pas ka alarmuar personelin e trenit, që çoi edhe në ndërprerjen e udhëtimit të tyre.Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë incident.Dy javë më parë, 26 persona humbën jetën në një incident identik në jug të Indisë.Hekurudhat në këtë shtet kanë kapacitet prej 9,000 trenave, të cilët në ditë transportojnë rreth 20 milion njerëz.