SHBA përshpejtojnë ndihmat për Irakun

Shtetet e Bashkuara thonë se do të përshepjtojnë dërgesat e pajisjeve ushtarake në Irak, për të ndihmuar këtë vend që të luftojë militantët e lidhur me Al Kaidën.Komentet vijnë nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, pasi një grup  Islamik i Irakut  i lidhur me Al Kaidën, kanë marrë që prej  javës së kaluar pjesë të Falluxhas dhe të Ramadit, qytete këto të provincës Anbar.Carney u ka thënë gazetarëve në Uashington se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë raketa shtesë Hellfire .Në përpjekje për të ndihmuar Irakun që të ndjekë grupet militante, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Uashingtoni do të sigurojë më shumë avionë pa pilot. Megjithatë, Carney ka insistuar se Iraku duhet të trajtojë vetë konfliktin.Me qindra banorë që kanë ikur tashmë nga  bombardimet e  forcave qeveritare  ndërsa kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki u ka bërë thirrje banorëve të Falluxhas që të ndërmarrin aksione për të dëbuar militantët nga qyteti dhe, në këtë mënyrë, të shmangin sulmet e ushtrisë irakiane.