Taksat e reja, Buxhuku: Do rritet evazioni fiskal dhe do rëndohet qytetari

Biznesi ka gjetur shpikjen e radhës qoftë edhe për ti shpëtuar përkohësisht rritjes së taksave duke importuar sasi të shumta malli ende pa hyrë në fuqi ligji që sipas kreut të Konfindustrisë do të rrisë evazionin fiskal duke e dëmtuar më shumë shtetin.Gjergj Buxhuku deklaron se në muajt të vijim shteti do të hasë vështirësi në mbledhjen e të ardhurave. Biznesi e vlerëson të vështirë vitin 2014.Për Buxhukun kjo situtatë e rritjes së taksave do të bjerë si faturë në kurriz të qytetarëve të ndershëm.Konfindustria ka kundërshtuar paketën fiskale pasi rritja e taksave dhe tatimeve për kategoritë e biznesit, që punojnë në kushtet e konkurencës së lirë do të ishte me pasoja të rënda për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë kombëtare.