Zhdukja e pikturave në Korçë, Prokuroria:18 muaj burg për Sotiraq Xegën
Prokuroria e Korçës kërkon 18 muaj burg për Sotiraq Xegën, një prej të akuzuarve për zhdukjen e pikturave të Vangjush Mios nga galeria "Guri Madhi".Kërkesën e saj Prokuroria e argumenton me keqmenaxhimin e fondit të galerisë nga ana e ish-përgjegjësi Sotiraq Xega, keqmenaxhim që sipas organit të akuzës ka çuar në vjedhjen e pikturave nga persona të brendshëm të galerisë.Gjithashtu, sipas Prokurorisë Xega ka dhënë piktura tek piktorë të tjerë pa lejen e Ministrisë së Kulturës.Pas pretencës së Prokurorisë ka reaguar vet i akuzuari Sotiraq Xega. Ai deklaron se është i pa fajshëm. Sipas Xegës prokuroria në seancë bëri konkluzion dhe jo pretencë. Ai deklaroi se pret drejtësi nga gjykata.Lidhur me zhdukjen e pikturave akuzohet ish-drejtori i galerisë “Guri Madhi”, Vladimir Topi dhe ish-përgjegjësi Sotiraq Xega.Ndërkohë për 64 pikturat e zhdukura, 27 prej të cilave i përkasin piktorit Vangjush Mios, ende nuk ka asnjë detaj se ku mund të kenë përfunduar.