Rritja e taksave, Fasonët ulin investimet në pritje të vendimit të qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2014, 13:49
Në pritje që PS dhe LSI të gjejnë kompromisin për një pakete fiskale biznesi Fason për të përballuar situatën e re ekonomike është i detyruar që të ulë investimet për infrastrukturën.Anëtari i Bordit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Prodhimit të Veshjeve Florian Zekja deklaron se rritja e taksave sjell pasiguri për investime të mëtejshme.Fasonët kanë propozuar ndërkohë kërkesat për qeverinë si një prej mundësive për zhvillim të këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë tonë.Sektori Fason është shumë i rëndësishëm për ekonominë në Shqipëri pasi punëson një numër të konsiderueshëm personash kryesisht gra.Si sfidë për 2014 biznesi fason përcakton ruajtjen e kontratave të lidhura.