Drejtori i Portit të Vlorës: Të ardhurat kanë rënë në mënyrë drastike

Treguesit ekonomik dhe të ardhurat e mbledhura nga porti detar i Vlorës, janë të frikshme dhe ato janë ulur ndjeshëm. Kështu është shprehur drejtori i këtij porti Xhevahir Çeloaliaj, i cili është shprehur se për sa i përket 3 viteve të fundit të ardhurat në këtë port kanë pësuar ulje në masën 100% krahasuar me vitin e tyre paraardhës,ndërkohë që për periudhën 11 mujore, janar-nëntor  që sapo lamë pas, të ardhurat kanë qenë në masën 60 %.Porti i Vlorës është një nga më të mëdhenjtë në jug të vendit, dhe sipas Çeloaliaj kjo drejtori është duke punuar për futjen e operatorëve të rinj të cilët do të kryejnë linjën Vlore-Igumenicë-Brindizi me qëllim eliminimin e vonesave nisjen në kohë të pasagjerëve.Aktualisht terguesit ekonomik të Portit të Vlorës janë duke shënuar rritje kjo edhe pas përfshirjes në pagese të parkingut, mënyrë që më parë nuk ka funksionuar.