Kodheli: Objektiv lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka paraqitur sot objektivat e dikasterit që ajo drejton për vitin 2014. Ndërsa i ka cilësuar si ambicioze objektivat e ministrisë së mbrojtjes, Kodheli u shpreh se në krye të tyre është lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut."Si asnjëherë më parë në qendër të këtyre reformave do të jetë lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut nëpërmjet politikave të nevojshme në fushën e personelit, legjislacionit, promovimit në karrierë, rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe eleminimin e korrupsionit në forcat tona të armatosura" tha Kodheli.Gjithashtu sipas ministres Kodheli, disa nga objektivat kryesore për 2014-ën do të jenë edhe zbatimi i rekomandimeve dhe dokumentit të rishikimit strategjik të mbrojtjes, planifikimi i detajuar për zhvillimin e objektivave dhe kapaciteteve si dhe kryerja e reformës ligjore dhe strukturore.Më tej ministrja Kodheli u shpreh se gjatë këti viti duhet të përfundojë strategjia e sigurisë kombëtare si dhe strategjia ushtarake dhe plani afatgjatë i zhvillimit të forcave të armatosura."Gjithashtu duhet të bëhet rishikimi i strukturës së forcave tona të armatosura me synim ndërtimin e një strukture organizative sa më efektive, më funksionale, të aftë për të zbatuar detyrat themelore të mbrojtjes së vendit në kuadër të mbrojtjes kolektive dhe në mbështetje të popullsisë civile dhe emergjenca; reforma ligjore ku në themel të së cilës do të jetë rishikimi i të gjitha akteve që rregullojnë veprimtarinë e forcave të armatosura;reforma e personelit e cila në përputhje me rekomandimet e dokumentit të rishikimit strategjik të mbrojtjes të ketë parasysh të gjithë ciklin jetësor të personelit. Prioritet të jetë promovimi i personelit me kualifimin dhe eksperiencën e duhur, integritet të plotë, dinjitet dhe përkushtim në kryerjen e detyrave të caktuara” tha Kodheli.