Kapet shqiptarja me 2 kg heroinë në kufirin Maqedoni-Greqi
Dy kg heroinë janë sekuestruar sot në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë mes Maqedonisë dhe Greqisë ndërsa është arrestuar edhe transportuesja e drogës, një shtetase shqiptare.Autoritetet doganore të Maqedonisë theksuan se heroina e cilësisë së lartë është gjetur në autobusin e linjës Stamboll-Shkup, i cili po hynte në Maqedoni sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.Autoritetet doganore theksuan se droga u gjet në trupin e një shtetaseje shqiptare, e cila pakot e mbushura me drogë i kishte lidhur rreth trupit të saj.Mësohet se shtetasja shqiptare gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se kishte arritur marrëveshje për transportin e drogës për vetëm 300 euro me një shtetas të panjohur turk.Ajo gjithashtu ka thënë se për t`i hyrë këtij biznesi ilegal të transportit të lëndës narkotike ishte kontaktuar nga një shtetas shqiptar.Autoritetet doganore theksuan se vlera e kësaj sasie të drogës së pastër arrin në 50 mijë euro. Nuk është publikuar identiteti i shtetases shqiptare, por vetëm inicialet A.K nga Tirana, ndaj të cilës është shqiptuar masa e paraburgimit me akuzën e ngritur për trafikim të lëndëve narkotike