Shkeljet, policia e Tiranës vendos 1303 masa administrative gjatë 24 orëve

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur 1303 masa administrative, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës, ecje tej normave të lejuara dhe parkim të gabuar.Në një njoftim të saj, policia e Tiranës thekson se në bashkëpunim me misionin Pameca ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në kryeqytet.“Aktualisht sipas planifikimit u vendosën shumë nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, që kanë marrë sensibilizimin teorik, për të asistuar praktikisht pranë punonjësit të policisë rrugorë të veshur me (jelek të qarkullimit), me qëllim sensibilizimin e ndërgjegjësimin qytetar për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor. Krahas sa më lartë, Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Tiranë, është maksimalisht e angazhuar, për t`ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në segmente të ndryshme rrugore” thuhet në njoftimin e policisë.Policia e Tiranës gjithadhtu kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.