Berisha për vendosjen e granatës kryetarit të PD të Pogradecit: Dëshmon lidhjet e qeverisë Rama - Meta me krimin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasditen e sotme me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Faebook”, për vendosjen e granatës në derën e shtëpisë të kryetarit të PD të Pogradecit.Berisha e ka quajtur këtë si një akt të shëmtuar terrorist ndaj Kryetarit të PD të Pogradecit dhe familjes së tij, duke theksuar se ky shpërthim shokues i stampës terroriste ndodh në klimën e urrejtjes që mbjell çdo orë dhe çdo ditë ndaj opozitës dhe drejtuesëve të saj, kryekreu Edi Rama.Ish kryeministri në postimin e ti thekson gjithashtu se ky akt dëshmon lidhjet e fuqishme të Ramës dhe qeverisë Rama - Meta me krimin, lidhje që qëndrojnë në themel të degradimit me shpejtësi të rendit publik dhe sigurisë në vend, rritjes marramendëse të kriminalitetit dhe trafiqeve kriminale.Në fund Berisha I ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë çdo gjë për hetim të paanshëm dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti tejet të rëndë.“Akt i shëmtuar terrorist ndaj Kryetarit të PD të Pogradecit dhe familjes së tij.Të dashur miq, mbrëmë natën vonë, një dorë e zezë terroriste vendosi një granatë të fuqishme në pragun e derës së shtëpisë të kryetarit të PD të Pogradecit. Shpërthimi i fuqishëm i granatës shkaktoi tronditje shokuese te fëmijët dhe bashkëshortja e z. Luan Lipo dhe banorët përreth. Ky shpërthim shokues i stampës terroriste ndodh në klimën e urrejtjes që mbjell çdo orë dhe çdo ditë ndaj opozitës dhe drejtuesëve të saj, kryekreu Edi Rama. Ai dëshmon lidhjet e fuqishme të Rames dhe qeverisë Rama - Meta me krimin, lidhje që qëndrojnë në themel të degradimit me shpejtësi të rendit publik dhe sigurisë në vend, rritjes marramendëse të kriminalitetit dhe trafiqeve kriminale.Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me kryetarin e PD Luan Lipo, fëmijët dhe familjen e tij dhe me të gjithë demokratët e Pogradecit dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist, bëj thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë çdo gjë për hetim të paanshëm dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti tejet të rëndë. Sb”, shkruan Berisha në facebook”.