Ditmir Bushati në "Tonight Ilva Tare", mbledhja në Prizren dhe diplomacia për 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2014, 22:26
Në intervistën e parë për këtë vit ministri i jashtëm Ditmir Bushati në emisioni “Tonight Ilva Tare” bëri të ditur detajet e mbledhjes së parë të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje e cila do të mbahet në 11 janar në qytetin e Prizrenit ku spikat nënshkrimi i deklaratës për partneritet strategjik dhe marrëveshjet në fushën ekonomike.Marrja e presidencës së BE nga Greqia për ministrin e jashtëm nuk përbën asnjë pengesë në integrimin e Shqipërisë në BE.Ministri hodhi poshtë zërat se mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë po zhvillohen negociata për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drin i Zi.Nuk pritet të ketë ambasada të përbashkëta Kosovë-Shqipëri edhe pse shërbimi diplomatik do ti nështrohet procesit të racionalizimit.Edhe pse janë më pak të paguarit në rajon, për diplomatët shqiptarë edhe këtë vit nuk do të ketë rritje rrogash dhe gjithashtu nuk parashikohen të ketë as investime në ambasada.Intervista e plotë
Cilat janë prioritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme për 2014-ën?
Prioritetet e MPJ reflektojnë prioritetet e qeverisë shqiptare për sa i përket politikës së jashtme. Duke ju referuar edhe 100 ditëshit që sapo kaluam një prioritet i madh ka qënë ripozicionimi i Shqipërisë në Rajon, në Europë dhe në Botë. Një prioritet tjetër ka qënë hapja e shërbimit të jashtëm dhe prioriteti i tretë është diplomacia ekonomike.
Racionalizimi i diplomacisë, çfarë do të thotë?
Racionalizimi i diplomacisë do të thotë një prezencë më e balancuar dhe në përputhje me fuqitë dhe mundësitë që ka Shqipëria, sin ë aspektin politik dhe në atë ekonomik dhe buxhetor. Duhet të kemi paraysh që ky përfaqësim duhet të jetë dinjitoz.