Korça mbulohet nga mjegulla, policia apel drejtuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2014, 08:15
Mjegulla e dendur ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akset Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë.Për këtë arsye, policia u ka bërë thirrje drejtuesve të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë Kodin Rrugor përgjatë gjithë këtyre dy segmenteve rrugore..Pamja e kufizuar dhe shpejtësia e lëvizjes në këto kushte janë faktorët precedentë për aksidente të mundshme.