Kapen 150 kg Marijuanë, operacioni nga policia e Gjirokastrës dhe Përmetit

Kufiri me Greqinë në jug të vendit vazhdon të jetë vend tranzit për trafikantët e drogës. Mbrëmjen e sotme policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë e Përmetit, me anë të operacionit antidrogë të koduar "Çajupi", ka bërë të mundur sekuestrimin 150 kg marijuanë në makinën një 27-vjeçari.Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte ndarë në 115 pako dhe ndodhej në automjetin i cili drejtohej nga 27-vjeçari A.SH, i cili sëbashku me 25-vjeçarin K.Xh. kanë braktisur  automjetin në fshatin Peshtan.Ndërkohë efektivët e policisë po punojnë për kapjen e dy drejtuesve të mjetit ku ndodhej droga, të cilët u larguan me shpejtësi në drejtim të pyllit, si dhe po hetojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.