Grabitja e "Babagjyshëve" , policia ofron 10 mijë euro shpërblim për autorët
Policia e Tiranës ofron 10 mijë euro shpërblim për personin që do të japë informacione në lidhje me grabitësit e qëndrës tregëtare.“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ofron një shpërblim prej 10 mijë euro për çdo person që jep informacion të vlefshëm në drejtim të identifikimit dhe kapjes së autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin” thuhet një njoftimin e policisë.Ngjarja ka ndodhur në datën 24 dhjetor ku katër persona të veshur si Babagjyshë nën kërcënimin e armës grabitën një argjendari në një qendër tregëtare.Pas grabitjes, 4 “Babagjyshët” janë larguar menjëherë në drejtim të paditur me një automjet, të cilin e dogjën dhe e braktisën në afërsi të Lundrës.Dhe pse sistemi i sigurisë në qëndrën tregëtare është në cilësinë e tij më të lartë, identifikimi i grabitësve bëhet i vështirë për faktin se ata ishin maskuar si Babagjyshë.Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë ndihmën e qytetarëve duke ofruar edhe shpërblimin prej 10 mijë euro për informacionet që do të çojnë në kapjen e grabitësve.